7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti: Petrit Halilaj, ambasador kulturor i historisë dhe vendit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkruar në Facebook se artisti kosovar i përmasave botërore Petrit Halilaj ka arritur të sjellë një pjesë të historisë së vendit para artdashësve në muzeun prestigjioz The Metropolitan Museum of Art (MET), aty ku prezantohet arti mbi 5 mijë vjeçar i vjetër nga të gjitha anët e botës.

Sipas Kurtit “Ekspozita “Abetare – klasa e zhurmshme” e ka shndërruar galerinë në klasë. Në vend të pikturave, muret akomodojnë instalacionin artistik të bankave shkollore me ngjyra të ndryshme e me shkrime të nxënësve, të shoqëruar me skulpturat që reflektojnë gjuhën, rininë dhe komunitetin në kontekst të historisë së vendit tonë.”.

E plotë:

Artisti ynë i përmasave botërore, Petrit Halilaj ka arritur të sjellë një pjesë të historisë së vendit para artdashësve në muzeun prestigjioz The Metropolitan Museum of Art (MET), aty ku prezantohet arti mbi 5 mijë vjeçar i vjetër nga të gjitha anët e botës. Ai është shqiptari i parë që hap ekspozitë në MET. Vepra e tij dhe audienca e saj tejkalon kufijtë, duke e bërë kështu Petritin ambasador kulturor i historisë dhe vendit tonë. Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell rrëfimin individual e kuptimplotë të Petritit. Historia e viteve të ‘90-ta prezantohet përmes skulpturave metalike të cilat sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imaginative të brezave të nxënësve, jetët e të cilëve u shënuan nga ngjarje traumatike gjatë luftërave në Ballkan.

Krahas ekspozitës në MET, Petriti hapi edhe një ekspozitë tjetër në Galerinë Kurimanzutto Neë York, që është vazhdimësi e asaj të parës. Ekspozita “Abetare – klasa e zhurmshme” e ka shndërruar galerinë në klasë. Në vend të pikturave, muret akomodojnë instalacionin artistik të bankave shkollore me ngjyra të ndryshme e me shkrime të nxënësve, të shoqëruar me skulpturat që reflektojnë gjuhën, rininë dhe komunitetin në kontekst të historisë së vendit tonë. Kjo vepër vjen edhe si homazh ndaj rolit të intelektualëve dhe artistëve shqiptarë të diasporës në themelimin, praktikën dhe rezistencën e gjuhës shqipe gjatë historisë. E pikërisht aty u takuam bashkë me artistë e profesionistë të rinj të diasporës, për të diskutuar rolin po aq të rëndësishëm të diasporës në ditët tona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit