Kurti ndan fotot nga takimet me të Majtit në Barcelonë, thotë se janë të bashkuar për barazi, drejtësi sociale e zhvillim të qëndrueshëm

- Advertisement -

 

Albin Kurti, kryeministër i vendit, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë foto nga diskutimet që ka pasur sot në Barcelonë në Global Progressive Mobilisation, duke njoftuar edhe se, pjesë e darkës atje ishin ‘’figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare’’, si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.

Kurti, ka shtuar se diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve, përcjell Gazeta Express.

‘’ Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm’’, ka shkruar Kurti.

Postimi:

Në ditën e dytë të Global Progressive Mobilisation në Barcelona, pata kënaqësinë të jem pjesë e darkës së liderëve, ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Të ngjashme

Të fundit