Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas formimit të Qeverisë së re, ka bërë thirrje për “bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës”.
Në një prononcim për media, Kurti e ka ftuar PDK-në që sa më shpejt të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, si dhe të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare.
“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës që sa më shpejt të propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë së bashku në komisionet parlamentare. Qeveria është e udhëhequr nga Vetëvendosje, por shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë. Ato janë edhe të opozitës, e cila duhet të jetë aktive në Kuvend”, ka thënë Kurti.
Por, PDK ka paralajmëruar sot se “gjithcka qe del nga ky Kuvend do të dërgohet në Kushtetuese”.
Këto paralajmërime të PDK’së Kurti i quan ndërskamca e procedura që humbin kohë.
“Është e domosdoshms që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca jurdike” ka shtuar ai.






