2.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Kurti “i frikësohet” PSD-së, thotë Molliqaj: Vetëm ne e kuptojmë se kush është

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “i frikësohet” PSD-së, pasi vetëm ky subjekt e kupton plotësisht natyrën e tij politike dhe të pushtetit që kryetari i LVV-së përfaqëson.

Sipas Molliqajt, qeverisja e Kurtit është një “sëmundje e pushtetit” që e ka përkeqësuar situatën politike dhe sociale.

Teshat tona ideologjike janë të rëndësishme për të fituar betejën e ardhshme. Besoj se këtë po e pret Kosova përpara, edhe pse nuk mendoj se po e presin zhvillime të mira. Jam tërësisht i bindur që e vetmja zgjidhje e qartë përfundimisht se çfarë sëmundje ka Kosova në kuptimin e pushtetit është ajo që kemi identifikuar ne. Sepse, kur flitet për këtë pushtet, është trajtuar si një ‘fruth’ – një aksident politik në vitin 2021. Ka kaluar edhe Vjosa, dhe kjo punë nuk përsëritet më; kjo punë është mbyllur. Çdo tre muaj kanë tentuar ta rrëzojnë Kurtin…

Mendoj që Albin Kurti duhet t’i frikësohet cilitdo subjekt politik që e kupton se kush është ai. E unë mendoj që grupimi i vetëm politik që e kupton plotësisht Albin Kurtin është PSD-ja. Këto zgjedhje do ta dëshmojnë këtë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj theksoi se PSD-ja është e përgatitur për “betejën e ardhshme” politike dhe beson se zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë se partia e tij është e vetmja alternativë për të adresuar problemet.

“Këto zgjedhje dhe zhvillimet në katër vitet e ardhshme do të tregojnë që vetëm ne e kemi ditur se çfarë sëmundje ka. Për ta zgjidhur sëmundjen, kushti i parë është ta dish saktësisht çfarë ke. Kjo opozita jonë ka dhënë një diagnozë të gabuar, rrjedhimisht edhe një ilaç të gabuar, dhe ndoshta e ka përkeqësuar sëmundjen. Për mua, kjo është sëmundje është pushteti në Kosovë, ka shtuar Molliqaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit