Sonte në Prishtinë mbahet Akademi Përkujtimore për Afrim Bunjakun

- Advertisement -

Në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, sonte në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore

Akademia mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.Aktiviteti do të zhvillohet në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të ngjashme

Të fundit