28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka interes

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kështu bëri të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i cili tha se LDK ende nuk e ka konfirmuar ftesën, pasi që partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që për një temë të tillë të realizohet takim.

“Para pak ore u njoftuam nga kryetari përmes mjeteve të komunikimit që iu është dërguar një letër nga kryeministri Kurti për një takim të përbashkët për t’u konsultuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror. Takimi do të mbahet të hënën. Ftesa është e përgjithshme. Është e mundur që ftesa të bëhet me ndonjë pretekst dhe të kalohet edhe në tema të tjera, por nuk mund të paragjykojmë. Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërejë nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit