Kurti edhe këtë vit fotografohet në Greqi

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë vit po qëndron në Greqi. Ndonëse Zyra e Kryeministrit apo vetë Kurti nuk ka njoftuar për udhëtimin e tij, ai është fotografuar në hapjen e “Symi Symposium” që mbahet në baza vjetore, e në baza vjetore aty merr pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës.

VOX Kosova ka siguruar fotografinë, në të cilën i pari i Qeverisë shihet i ulur në rendin e parë të spektatorëve.

Këtë vit, Symi Symposium po mbahet në Olympia të Greqisë. Ky simpozium, në të cilin Kurti është panelist i rregullt organizohet nga ish-kryeministri grek, George A. Papandreou.

Të ngjashme

Të fundit