26.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Kurti e vazhdon lojën e fjalëve: Nga Serbia nuk kalon, në Saradrani kalon

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, sot shkoi për një përurim, të rrugës “Lugu i Drinit”, së bashku me ministrin e tij, Elbert Krasniqi, e kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Nga aty Kurti, ka uruar banorët, me anë të një statusi në “Facebook”, e që ishte vazhdimësi e “lojës” së fjalëve që bëri mbrëmë.

“Serbia nuk kalon”. Shkroi mbrëmë Kryeministri, pas fitores së Zvicrës, ndaj Serbisë.

“Saradrani kalon”. Ka shkruar sot kryeministri, duke e vazhduar lojën e fjalëve, meqë, siq duket i pari i ekzekutivit, qëllimisht e zgjodhi një rrugë dhe një urë, për ta mbuluar me këtë mbishkrim, sepse fare mirë mund të thuhet se, aty “kalojnë” veturat.

Tutje Kurti ka falënderuar së pari, ministrin Elbert Krasniqi dhe kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ibrahimi.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Saradrani kalon. Urime banorëve! Porsa përuruam rrugën e asfaltuar “Lugu i Drinit” me gjatësi 2.1 km si dhe urën mbi lumin Drin, duke e lidhur kështu Saradranin me Ruhotin, përkatësisht komunën e Istogut me atë të Pejës. Faleminderit Ministrit tonë Elbert, Kryetarit të Komunës Ilir, punëtorëve të kompanisë “Shkëmbi” dhe banorëve të kësaj zone. Ta gëzojnë!

/https://fb.watch/hb9AXkjxp4/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit