15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro, Lladrovci: Ditë shumë e rëndësishme për komunën tonë

- Advertisement -

Sot, kompania prestigjoze, Yildirim, ka vënë gurë thmelin e projektit të energjisë së ripërtëritshme, me panele solare, me kapacitet 54 megavat, në këtë inaugurim, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci është shprehur shumë i lumtur, duke e quajtur ditë të rëndësishme për komunën e Drenasit dhe Kosovës.

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

Sot ishte ditë shumë e rëndësishme për komunën e Drenasit dhe Kosovës. Në prani të pronarëve të kompanisë Feronikli, Robert Yildirim, personaliteteve tjera si Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Angılı, ministrit Fikrim Damka, zv. Ministër Getoar Mjeku dhe mysafirëve të shumtë, është vënë gurthemeli i projektit të energjisë së ripërtëritshme.

Projekti ka kapacitet 54 megavat dhe vlerë mbi 43 milion euro në fazën e parë me synimin e ngritjes së fuqisë prodhuese të energjisë në 300 megavat.

Sot, për komunën e Drenasit dhe Kosovën, po hapet një rrugë e re, me perspektivë, sepse, Kompania prestigjioze Yildirim – pronare e Feroniklit, e cila operon në 9 industri, 5 kontinente, në 57 shtete, po e zgjeron veprimtarinë e vet në fushën e energjisë. Ky sukses gëzon çdo qytetar të Drenasit dhe të Kosovës, duke e rritur imazhin prosperues të komunës dhe të shtetit tonë.

I sigurova investitorët se ashtu siç jemi komunë kampion për performancën komunale në nivelin nacional për qeverisje të mirë, me transparencë dhe vendimmarrje demokratike, ashtu do të jemi kampion edhe në ofrimin e bashkëpunimit, duke ofruar gjithë përkrahjen e pushtetit lokal të komunës së Drenasit.

Ky investim i madh për energjinë e ripërtëritshme i kompanisë Yildirim, brenda kompleksit industrial Feronikli, është dëshmi e klimës pozitive për biznes dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, duke dëshmuar sikur deri sot se komuna e Drenasit dhe Kosova, janë shembull i mikpritjes dhe klimës për të bërë biznes. Pas inaugurimit të projektit, kam qenë i nderuar të pres në shtëpi z. Robert Yildirim me bashkëpunëtorë.

https://www.facebook.com/share/Dbvm2qJPtWYYyrZu/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit