15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Ambasadori i Finlandës: Kosova dhe Serbia mos ta humbasin momentumin e ri, zgjerimin e BE-së

- Advertisement -

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbas momentin e ri të Evropës, që është zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Nissenen ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet më shpejtësi, në mënyrë që mos të mbesin mbrapa në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Do ta shihja më mirë si një tersi nga një këndvështrim më i gjerë, që domethënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është diçka që unë personalisht do të doja ta shihja të përparonte me shpejtësi. Janë disa arsye për këto dhe në mesin e tyre sigurisht që është ky moment i ri qe po kemi në Evropë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, p.sh nuk do të doja një situatë ku procesi i zgjerimit po lëvizën para dhe ne kemi dy shtete që disi mbesin mbrapa sepse këto elemente të mëdha nuk janë shqyrtuar e nuk ka gatishmëri për lëvizje para” ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatiti” në TËVË 1.

Ai ka shprehur brengën se Kosova dhe Serbia po humbasin shumë kohë të vlefshme, duke mos e arritur qëllimin e procesit të dialogut.

“Mendoj që ky është një moment ku shumë gjëra mund të arrihen dhe shpresoj që gatishmëria politike për të bërë këto është e pranishme. Brenga ime është që po humbim shumë kohë të vlefshme duke mos arritur qëllimin në procesin e dialogut, normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit