Kuvendi i Kosovës dje u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlindja Zekajt një ditë më parë.
Derisa deputetët po flisnin për këtë temë, në një moment kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u panë duke u qeshur.
Kjo sekuencë nisi të shpërndahet në rrjete sociale duke shkaktuar kritika të shumta.
Në këto komentime u theksua edhe fakti se Gërvalla, përveçse është në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ajo është edhe koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.
Kuvendi i Kosovës dje miratoi një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar në një seancë të jashtëzakonshme e cila u mbizotërua kryesisht nga akuza e kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës se kush mban përgjegjësinë për rastet e vrasjeve nga dhuna në familje në vend.






