BE: Evropa duhet të përgatitet për një botë për tri shkallë më të ngrohtë

- Advertisement -

Komisioni Europian do të shpalosë sot rregulla të reja për klimën, duke kërkuar që qeveritë e BE-së ta sqarojnë se kush është përgjegjës për mbrojtjen e qytetarëve nga fatkeqësitë klimatike, ka deklaruar për Euronews Komisioneri i Veprimit për Klimën, Wopke Hoekstra.

Ky veprim vjen ndërsa Brukseli paralajmëron se Europa duhet të përgatitet për mot gjithnjë e më ekstrem, duke përfshirë skenarë që përfshijnë 3 shkallë Celsius ngrohje globale deri në vitin 2100.

Hoekstra ka paralajmëruar se bota po shkon drejt një tejkalimi të përkohshëm ose potencialisht të zgjatur të kufirit të ngrohjes prej 1.5 shkallë Celsius të Marrëveshjes së Parisit, duke e bërë thelbësore që qeveritë të përgatiten për më shumë nxehtësi ekstreme dhe fatkeqësi klimatike, edhe nëse kanë sukses përpjekjet për të ulur emetimet.

“Varet nga shtetet anëtare të vendosin se ku duan ta vendosin këtë përgjegjësi. Por ajo që ne e bëjmë të detyrueshme është që ato duhet të emërojnë dhe artikulojnë se ku do të shtrihet përgjegjësia”, ka thënë Hoekstra.

Ndërsa BE vazhdon të ndjekë uljen e emetimeve, kostot e përshtatjes ndaj një bote më të nxehtë po bëhen më të vështira për t’u injoruar, nga rindërtimi pas zjarreve dhe përmbytjeve deri te mbrojtja e shtëpive, rrugëve dhe infrastrukturës publike.

Komisioneri holandez vlerësoi dëmin ekonomik nga moti ekstrem i kësaj vere në më shumë se 100 miliardë euro

Të ngjashme

Të fundit