6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti drekon me Dendiasin në një restorant në rrethinë të Prishtinës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se po drekon me kryediplomatin grek Nikos Dendias në një restorant në periferi të kryeqytetit.

Ky informacion bëhet i ditur nga ana e portalit Insajderi.

Në bazë të fotografisë besohet të bëhet fjalë për restorantin Soma në Gërmi.

Ministri grek më herët ishte takuar me presidentin e vendit, znj. Vjosa Osmani. Ai më vonë pritet ta takojë edhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

Osmani për takimin e saj tha se kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë dhe “për zhvillimet e fundit në rajon”.

Tash e një kohë të gjatë besohet që Greqia do ta ndryshojë qëndrimin e saj për Pavarësinë e Kosovës marrë parasysh politikat më të relaksuara ndaj shtetit tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit