13.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Stuhia e fuqishme godet Kaliforninë, dy persona humbin jetën, mijëra evakuohen

- Advertisement -

Edhe një stuhi tjetër e fuqishme goditi gjatë të shtunës mbrëma Kaliforninë, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen dhe të paktën dy vdekje të shkaktohen.

“Kemi shpresuar se do të arrijmë të shmangim apo parandalojmë këtë situatë, por skenari më i keq i mundshëm ishte tejmbushja e lumit Pajaro dhe dalja nga shtrati”, tha të shtunën në Twitter, mbikëqyrësi i qarkut Monterey, Louis Alejo.

Drejtoresha e Shërbimeve të Emergjencave, Nancy Ward, njoftoi se stuhia kishte marrë tashmë të paktën dy jetë. Një seri stuhish jashtëzakonisht intensive dhe në dukje të pafundme kanë goditur Kaliforninë prej javësh.

Imazhet e postuara në Twitter nga Garda Kombëtare e shtetit, tregojnë pjesëtarët e saj që shpëtojnë banorët e bllokuar në vetura nën ujë.

Të paktën një autostradë u “mori uji” në kontenë Santa Curz në veri të Monterey, kurse banorët e disa qyteteve kryesisht në veri, u urdhëruan të evakuoheshin. Stuhia e fundit pritet të rezultojë në 20 centimetra të tjera shiu.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit