Partitë politike janë pajtuar për një deklaratë të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gazeta ka mësuar se unifikimi i qëndrimeve politike të partive është arritur para pak qastesh në një takim që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pasur me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
Burimi i gaztës ka bërë me dije se në këtë deklaratë janë përfshirë qëndrimet e të gjitha partive.
Sipas këtij burimi, deklarata do të lexohet nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.






