Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar për rezolutën e propozuar në kuvend, e cila do të diskutohet dhe hudhet në votim gjatë ditës së sotme. Haradinaj e ka quajtur si “varfëri intelektuale” këtë process.
VARFËRI INTELEKTUALE:
12 ditë pas dënimeve monstruoze në Hagë, kuvendi mblidhet sot dhe përgjigjja shtetërore është… një rezolutë. Një letër politike pa fuqi detyruese, pa mekanizëm zbatimi dhe pa ndonjë efekt real, përballë një goditjeje që prek historinë, luftën çlirimtare, dhe vetë shtetin e Kosovës!
Kosova nuk mund t’i përgjigjet një ‘disfate’ historike me një copë letre”, shkruan Meliza Haradinaj në reagim






