Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dështimin e referendumit “për ose kundër” shkarkimit të kryetarëve në komunat veriore, ka thënë se “rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual”, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore ka dështuar.
Kurti më tej ka thënë se qeveria është e “ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës” dhe ka akuzuar Beogradin për “ushtrim të trysnisë ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”.
Kreu i ekzekutivit përmendi gjithashtu se mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim “ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.”
Ai ka bërë thirrje që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen sa më parë.
Reagimi i plotë: