8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila vlerësohet si një mbështetëse e palëkundur e vendit dhe pavarësisë sonë.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se Calmy-Rey, e cila përveçse gruaja e dytë presidente e Zvicrës, më parë ka shërbyer edhe si Ministre e Punëve të Jashtme, ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve.

Ai theksoi gjithashtu se tri vjetët e fundit kanë shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë.

“Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian”.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky hap është thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit