“Kurgjo nuk po dojme prej Kurtit”, Arifi: Po përsëritet i njëjti skenar

- Advertisement -

Avni Arifi nga AAK-ja i ka cilësuar si një lloj “drame” takimet e fundit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Arifi tha se sipas tij, takimet mes dy subjekteve politike janë pjesë e një skenari që po përsëritet.

Ai theksoi se AAK-ja ka zgjedhur të qëndrojë në opozitë dhe se nuk ka interes për të hyrë në qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk jemi vetëpërjashtuar. Ne kemi zgjedhë mos me qenë në qeveri me ty, kemi zgjedhë me qenë në opozitë. Kurgjo nuk po dojme prej Kurtit”, tha Arifi në ”Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit