Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë një konference për medie ku foli rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ka kritikuar ashpër Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti nuk kurseu asnjë fjalë për përfaqësuesin e BE-së, duke thënë se i njëjti është duke punuar kundër Kosovës.
E dikur kur ish-presidenti Hashim Thaçi e kritikonte qasjen e Lajçakut, Kurti si kryeminstër e quante Thaçin si “anti-evropian”
E keqja është se Lajcak ka votuar kundër për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e Interpol…Lajçak duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë dhe me këtë qasje që ky proces të mbyllet me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur. Cdo qasje tjetër, lirisht mund të themi se është dështim i plotë i tij në Kosovë”, deklaronte ish-presidenti Thaçi.
Për këtë deklaratë të ish-presidentit Thaçi, kryeministri Kurti ishte shprehur se nuk është dakord me qasjen e Thaçit.
“Presidenti është anti-evropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual i Kosovës deklarohet hapur anti-evropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht për anti-amerikan. Kosova është në Ballkan, në kontinentin evropian e jo në kufijë me Meksikën. Presidenti aktual i Kosovës po sillet shumë më keq me BE-në sesa me Serbinë. Unë nuk jam dakord si kryeministër me qasjen ku presidenti flet për Borellin, Lajcakun dhe Brukselin ma keq se sa për Vuciqin, Daqiqin dhe Beogradin. Kjo është gabim”, ishte kundërpërgjigjur kryeministri Kurti.