Sarbruckeni nuk ka mundur të shkojë më larg se në gjysmëfinalen e këtij edicioni të Kupës së Gjermanisë.
Befasia e kësaj here në këtë garë u mund nga Kaiserslauterni me rezultat 0:2.
Marlon Ritter dhe Almamy Toure i shënuan dy golat që e shpien klubi mysafir në finale ku e pret fituesin e takimit mes Bayer Leverkusenit dhe Dusseldorfit.
Klubi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit gjerman në rrugëtimin për gjysmëfinale kishte eliminuar gjigantin Bayern Munchen, dhe dy klubet tjera elitare, Borussia Monchengladbach dhe Eintracht Frankfurt.