Kulla: Trump rikuperoi imazhin ndërkombëtar me ceremoninë e finales së Botërorit

- Advertisement -

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” në Tëvë1, të moderuar nga Mehmet Kalisi, ka folur për ndikimin gjeopolitik të ngjarjeve të mëdha sportive, duke u ndalur te ceremonia e finales së fundit të Kampionatit Botëror, ku presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ia dorëzuan trofeun përfaqësueses së Spanjës.

Sipas Kullës, organizimi i Botërorit dhe ceremonia përmbyllëse shërbyen si një promovim i fuqisë dhe ndikimit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo ishte një promovim i SHBA-së si një superfuqi moderne me një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe SHBA-ja me këtë aktivitet sportiv ka përfituar gjithashtu për të pasur një ndikim botëror të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kulla.

Ai vlerësoi se prania e presidentit Donald Trump në ceremoninë e ndarjes së trofeut pati një efekt të madh mediatik në nivel global.

“Z. Trump kapi të gjitha mediat botërore me një efekt që asnjë lloj propagande nga ana e tij nuk do ta bënte. Pra, të gjithë atë propagandë kundër, si rrjedhojë e luftës në Lindjen e Mesme, e ka rikuperuar me një natë”, ka deklaruar Kulla.

Të ngjashme

Të fundit