Kujtim Shala pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit: LVV të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, unë s’e kam ndryshuar

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive sot dëshmoi se “LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”.

Shala ka thënë se LVV-ja duhet të japë shpjegime se pse ndryshoi qëndrim për ta votuar atë sot.

“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin. Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar ne asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, ka thënë ai në një përgiigje me shkrim për Express.

LVV-ja ka thënë mbrëmë se pas një mbledhjeje të brendshme kishin vendosur që sot t’i votonin kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, për dallim prej të premtes kur nuk e votuan Vlora Çitakun, ndërsa emri i Kujtim Shalës nuk u hodh në votim dhe deputetët e LDK-së e lëshuan sallën.

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit