Superylli botëror Cardi B nuk i ka shpëtuar simbolit të shqiponjës dykrenare shqiptare.
Artistja ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa momenti është publikuar nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, në TikTok.
Në video, Cardi B shihet duke formuar shqiponjën dykrenare së bashku me Kodrën, ndërsa sipas tij, artistja ka shprehur edhe dashurinë për shqiptarët.






