Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës tha se po kryen kontrolle ndaj mjeteve të rënda në të gjithë vendin pas vendimit për kufizim të qarkullimit në ditët me temperatura të larta.

Vendimi vlen për kamionët mbi 20 tonë dhe ndalimi është në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Ministria tha se gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.

“Në 30 raste janë evidentuar tejkalime të peshës së lejuar, prej të cilave 11 nga persona fizikë dhe 19 nga persona juridikë, dhe për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14,910 euro”.

Ministria tha se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, sepse “tejkalimi i peshës së lejuar dëmton rrugët, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe shkakton kosto shtesë për shtetin”.

“U bëjmë thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore. Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët.

Të ngjashme

Të fundit