14.2 C
New York
Thursday, March 12, 2026

Buy now

“Ku janë premtimet për strehimore” – Qentë endacakë kaplojnë një lokal në Prishtinë

Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes së pakontrolluar të qenve endacakë në Prishtinë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, kryetari aktual kishte premtuar ndërtimin dhe rregullimin e disa strehimoreve për mbajtjen e qenve, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, shihet se si një tufë mjaft e madhe e qenve endacakë futet brenda një lokali, duke rrezikuar kështu personat brenda.

“Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret”, u tha në postimin e tyre.

E për reduktimin dhe menaxhimin e numrit të qenve endacakë, Komuna e Prishtinës kishte ofruar 50 euro për secilin qen të marrë, natyrisht duke iu ofruar kujdes.

Se çka pritet të ndërmarrë më tutje Komuna, pritet të shihet.

Të ngjashme

Të fundit