Një aeroplan i kompanisë Wizz Air, i cili ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës rreth orës 14:00, me destinacion Dortmundin e Gjermanisë, është kthyer mbrapsht pas më shumë se një orë e 10 minuta fluturim, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të një udhëtari.
Ekipet mjekësore ndodhen tashmë në aeroplan.
Udhëtarët u kthyen mbprapsht, pa kurrfarë paralajmërimi, diku mbi tokën e Kroacisë.
Ata nuk janë lejuar të dalin nga aeroplani as nuk kanë kurrfarë njoftimi se a do të anulohet tërësisht fluturimi, apo do të rinisë, edhe pas rreth gjysmë ore që aeroplani ka aterruar në ANP.
Gjendja e udhëtarit, një djalë në moshë të re, nuk është kritike, sipas mjekëve.