Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu foli për temat aktuale politike në vend, por nuk i la pa i përmendur as ish-krerët e UÇK-së, të cilët po e presin verdiktin përfundimtar më 16 shtator.
Ai u shpreh shumë i bindur se krejt do të lirohen.
“Këta do të lirohen edhe Kosova kurrë më nuk do të jetë më Serbi. Kurrë. Le ta harrojë Serbia, Kurrë edhe njëmijë vjet”, u shpreh Kryeziu në Klan Kosova.
Tutje, ish i burgosuri politik, foli edhe rreth deklarimeve të disa personave në Kosovë se “UÇK-ja s’ka qenë çlirimtare”.
“Mua më vjen keq që siç thotë populli… jan “pjellë e jona”. Këtë kategori të njerëzve unë nuk mund ta konceptojë se si mund të jetojë dhe veprojë në këtë mënyrë”, shtoi ai.






