16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kryetari i PDK-së: Pavarësia e ShBA-së shënon triumfin e demokracisë

- Advertisement -

Memli Kransiqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka uruar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook Krasniqi ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike”.

“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të”, ka thënë ai.

“Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka përfunduar postimi i Krasniqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit