8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kryetari i parë i Prishtinës së pasluftës: Kurrë s’jam ftuar në asnjë ceremoni solemne për kryeqytetin

- Advertisement -

Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që i bëhet tash.

Mexhid Syla, në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues të tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për ditën e Prishtinës.

“Që prej seancës së parë, në njëvjetorin e çlirimit të Prishtinës të cilën e patëm organizuar në mënyrë madhështore, kurrë më nuk kam marr pjesë në ndonjë seancë solemne të kryeqytetit”, ka thënë Syla.

Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk është i kënaqur me zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi.

“Prishtina është ndërtuar shumë, por pa plan. Shihni lagjet që janë ndërtuar më herët, kanë shkolla, kanë kopshte, kanë gjelbërim, gjithçka që I duhet një lagjeje”.

Në këtë intervistë, Syla thotë se ditët e para të udhëheqjes së Prishtinës, kanë qenë shumë të rënda.

“Të mos them çdo ditë, por katër herë në javë, kam marr hapa qetësimi. Më vinin njerëz me lloj-lloj problemesh. Kërkonin familjarët e tyre të humbur. Kërkonin të ktheheshin në punë, kërkonin vend për qëndrim, meqë shtëpitë iu kishin djegur”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit