Doktor Sejdiu për Flora Brovinën: Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare

- Advertisement -

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, po mbahet ceremonia përkujtimore për mjeken, veprimtaren dhe ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Në fjalën përkujtimore në emër të Odës së Mjekëve të Kosovës, doktori Pleurat Sejdiu tha se e ndjera me të drejtë u quajt ‘Luaneshë Shqiptare’.

“Të gjithë ata që e njohën, e dinë që doktoresha Flora ishte shëruese e vërtetë. Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare. Ajo mori përgjegjësi që t’i mbronte luanët e vegjël të Kosovës”, tha ai.

Pos tjerash, doktori foli për jetën, veprën dhe kontributin shumëvjeçar të Flora Brovinës në mjekësi.

“Familje e nderuar, të jeni krenarë për nënën, shtyllën e shtëpisë suaj. Është nder për ne që e kemi njohur, ndërsa ju që jeni brumosur nga ajo, të jeni gjithmonë faqebardhë, gjithmonë kokëlartë. Pusho në paqe luanesha jonë”, u shpreh doktori

Të ngjashme

Të fundit