Protesta e sotme në shesh, Ambasada e SHBA-së del me njoftim

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një njoftim sigurie lidhur me protestat e paralajmëruara për sot, 18 shtator 2026, në qendër të Prishtinës.

Sipas njoftimit, disa organizata të mëdha kanë paralajmëruar protesta që pritet të nisin në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se tubimet mund të shkaktojnë grumbullim të madh të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në komunikacion në zonat përreth.

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që gjatë kësaj kohe të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth.

Ambasada gjithashtu ka këshilluar qytetarët që të tregojnë kujdes nëse gjenden papritur pranë protestave ose tubimeve të mëdha, të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth dhe të ndjekin mediat lokale për zhvillimet e fundit.

https://xk.usembassy.gov/demonstration-alert-09182026/?fbclid=IwY2xjawUZ2aFwZG9mBWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMWJvZGROczgza0pReExSWHdzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeGeaTm5mJEl-RPiTN1SAF-wyKR-bswikE64aVHSU8IkNcuhBWWluEmalua7Y_aem_QRbxTNYBidCBE6WiyYpq9g

Të ngjashme

Të fundit