Kryeshefi i KOSTT, Evetar Zeqiri ka njoftuar se të gjitha ekipet janë duke punuar pa ndërprerë dhe në bashkëpunim edhe me ekipet e KED-së për tëjkaluar situatën e krijuar nënstacionin Prishtina 3 pas avarisë që ndodhi dje.
“Përshkak të zjarrit të shkaktuar dje, ekipet nuk kanë mundur të intervenojnë menjeherë pa u krijuar kushtet e nevojshme”, ka shkruar ndër të tjera ai.