Kulla: Shqipëria duhet të miratojë urgjent ligjin për referendumet

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se Parlamenti i Shqipërisë duhet të miratojë sa më shpejt ligjin për referendumet lokale dhe kombëtare, në mënyrë që qytetarët të konsultohen për projekte të rëndësishme publike, siç është rasti i Zvërnecit.

Sipas tij, konsultimi me popullin nuk është diçka negative, përkundrazi është shenjë transparence dhe demokracie, sidomos për vendime të mëdha në një vend të vogël si Shqipëria.

Megjithatë, ai ka theksuar se procesi duhet të bëhet në mënyrë të rregullt institucionale dhe jo me qasje arrogante ndaj qytetarëve.

“Thellësia e problematikës së zbatimit të ligjit ka çuar jo vetëm njerëzit në shesh, por edhe në përplasje mes institucioneve të zbatimit të ligjit, pra Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale. Por forca e një shteti që duhet të tregojë maturi qëndron pikërisht në mënyrën se si reagon. Unë mendoj se jo arroganca është mënyra e duhur, por transparenca dhe demokracia. Për të gjitha projektet e mëdha, pasi Shqipëria është vend i vogël, Parlamenti duhet të miratojë shpejt ligjin për referendumet lokale dhe ato të përgjithshme. Nuk ka asgjë të keqe që të konsultohet populli kur bëhet fjalë për shembull si projekti i Zvërnecit. Megjithatë, ka një mënyrë se si bëhet kjo, sepse nuk mund t’u thuash njerëzve: ‘Po unë i kam marrë 800 mijë dhe për katër vite do të më duroni mua’”, ka deklaruar Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit