Kryeprokurori i Shtetit pritet të rekomandojë suspendimin e kryeprokurores së Pejës Vuçetaj dhe koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Gacaferrit

- Advertisement -

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, do të iniciojë procedurën disiplinore, si dhe do të rekomandojë suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Sipas raportimit në media, ky raportim do të bëhet në mbledhjen e KPK-së që do të mbahet sot nga ora 13:00.

Kjo ka të bëj me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë dhe me mos-marrjen parasysh të letrës së Arlinda Zekajt drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajt ku i ka kërkuar mbrojtje pasi i ka bërë të ditur se është e rrezikuar për jetë.

Arlinda Zekaj është vrarë tri ditë pasi i ka dërguar këtë letër kryeprokurores Vuçetaj.

Të ngjashme

Të fundit