Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendin dhe Arjeta Fejzën, pas deklaratave të këtyre të fundit ndaj Haradinajve.
Tahiri, duke iu drejtuar dy deputetëve të VV’së, ka thënë se ata janë duke bërë ‘’dëm substancial’’.
‘‘Po i drejtohem Taulantit, qysh ka mundësi me dalë me lexu fjalim në foltore, me u sill me u pështill rreth të fortëve të Dukagjinit, për çka, që koka dalë dikush në një foto, që e paska hëngër një drekë. Me u çu me lidh një njeri, një deputet… kjo është ulët, mënon që e fiton një lajm, mirëpo personalisht ke hup. Jam shumë i lumtur që nuk më ka dëgju Aleanca, kur kam kërku me ta dhanë ty votën për balotazh, paskam qenë gabim. I drejtohem koleges deputete, Arjeta Fejza. Nuk mujsha me dëgju një grua, një vajzë që flet gjithë ditën për të drejta të grave, thoshte në ‘’parlament të Kosovës, ekziston një kryeministër, dikush që akuzohet për dhunë në familje’’, edhe e vesin kush ai, a ka naj padi, thotë ‘’valla kam ni në media’’, po a e dini bre çka ni në media për juve bre. A e dini ça shoh në media për Xhelal Sveçlën, e kam pa me atë vrasësin tri vrasjeve, e unë akuzu Xhelal Sveçlën, me akuzu Albin Kurtin që e kam pa me Naim Murselin që s’di a është e vërtetë, a rren a fake. E ato fermat e drogës me i akuzu që janë me naj familjari të lidhun, me ia ngjit. Mani bre se nuk bon kështu me bë, jeni tu bo dëm substancial’’, ka thënë Tahiri mes tjerash






