Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës.

Në ceremoninë e zhvilluar, Rama nuk la pa humor momentin, duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” tha Rama.

Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri: “E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.” /Top Channel/

Të ngjashme

Të fundit