10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kryeministri Kurti udhëton për në Austri, do të takohet me Kancelarin e Austrisë, Nehammer

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

Në orën 12:00, me ceremoni zyrtare, Kryeministri Kurti do të mirëpritet nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral. Pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit