Kryeministri Janez Jansha thotë se punëtorët nga Kosova s’janë vlerë e shtuar për Slloveninë

- Advertisement -

Kryeministri slloven, Janez Jansa, ka thënë se punëtorët nga Kosova ‘’nuk janë vlerë e shtuar’’ për Slloveninë nga ”këndvështrimi kombëtar”.

Sipas Jansas, Sllovenia ndodhet në një pikë kthese sa i përket përcaktimit të drejtimit të ardhshëm të zhvillimit. Problemin kryesor kryeministri e sheh te aparati shtetëror i tejzgjeruar, me 22 mijë rregullore dhe gati 200 mijë të punësuar në sektorin publik. Ai kritikoi njëkohësisht importimin e fuqisë së lirë punëtore dhe përmendi 150 mijë leje pune për të huajt të lëshuara vitin e kaluar.

“Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në një ndërmarrje komunale, merr pagë minimale dhe sjell edhe familjen e tij, nga këndvështrimi kombëtar, thjesht nuk është vlerë e shtuar”, tha ai, raporton Vecer.

Aka thënë se jeta në Slloveni nuk është e keqe, porse është e nevojshme një drejtim i ri zhvillimi. Ai ka kritikuar ashpër atë që, sipas tij, është një burokraci shtetërore e tejzmadhuar dhe theksoi rëndësinë e referendumit të ardhshëm për ligjin ndërhyrës për zhvillimin e Sllovenisë.

Ai paralajmëroi për një politikë të gabuar migracioni dhe vuri në dukje afrimin e shpejtë të Kroacisë fqinje me standardin ekonomik të Sllovenisë.

Sipas fjalëve të Jansas, shteti gjatë periudhës së kaluar thjesht ka mbuluar boshllëkun në buxhet për të përballuar kostot e reformës së fundit të pagave në sektorin publik, pagesën e bonusit të detyrueshëm të Krishtlindjeve, përkatësisht shtesës dimërore, si dhe rritjen rekord të pagës minimale. Megjithatë, kryeministri theksoi edhe një sërë faktesh pozitive lidhur me situatën në vend.

Para menaxherëve të mbledhur, ai theksoi se jeta në Slloveni nuk është e keqe dhe rikujtoi parashikimet e rritura për rritjen ekonomike.

“Nuk jemi nën ujë dhe nuk jemi fundosur, prandaj mund t’i zgjidhim sfidat pa një shtrëngim të krizës përmes masave të kursimit”, u shpreh ai qartë.

Referendumin e ardhshëm për ligjin ndërhyrës për zhvillimin e Sllovenisë, Janša e cilësoi si një betejë kyçe mes “konceptit të zhvillimit dhe konceptit të zilisë”, ndërsa, sipas tij, rezultati i referendumit do të përcaktojë në planin afatgjatë fatin e mjedisit të biznesit në Slloveni.

Vendimi i votuesve, sipas Janšas, do të përcaktojë se sa vlerësohen dija dhe puna, ndërsa në rast të fitores së asaj që ai e quajti “drejtim kundër zhvillimit”, vendin, sipas tij, e pret një “rrënim i pashmangshëm zhvillimor”.

Kryeministri gjithashtu sulmoi ashpër Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj për të lejuar mbajtjen e referendumit, pavarësisht, sipas tij, natyrës së dukshme fiskale të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit