Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërritur në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tash e disa vite në paraburgim.
“E vizitova presidentin Thaçi, e gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të triumfojë”, tha ministri Hasani.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimit në rrjetin e tij social në Facebook.
https://www.facebook.com/share/v/kL7AgQspxH3GKx25/?mibextid=oFDknk