10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kroos: Çmimet individuale në futboll më duken krejtësisht të panevojshme

- Advertisement -

Mesfushori gjerman në “pension”, Toni Kroos, ka deklaruar se çmimet individuale në futboll i duken krejtësisht të panevojshme. Në një intervistë të dhënë për podkastin “A to Z”, i drejtuar nga vëllezërit e tenisit Alexander dhe Mischa Zverev, ish-lojtari gjerman tregoi se “pa ekipin, individi nuk do të ishte asgjë”. Njëherazi vlerësoi rolin e tij në ekipet ku luajti.

“Pa mbështetjen e ekipit, Toni Kroos nuk do të fitonte asgjë. Ndoshta një Toni Kroos është i nevojshëm në një ekip futbolli. Prandaj jam përpjekur gjithmonë t’i vendos bashkëlojtarët e mi në pozicionin ku japin më të mirën, që të mund t’i fitonim ndeshjet”, – theksoi ai.

I pyetur për përfundimin e karrierës së tij, ish-lojtari i Real Madridit shpjegoi se gjithmonë donte ta përfundonte në nivelin më të lartë, duke pasur përvojën e të të luajturit me shumë lojtarë të nivelit elitar:

“Kishte ende ndryshime aty-këtu. Udhëtimet e vazhdueshme dhe të qenit larg familjes më kanë lodhur gjatë viteve. Ndoshta pas 5 vitesh do të them se u  tërhoqa shumë shpejt, por tani ndihem mirë”.

Për sa iu përket synimeve të tij në të ardhmen, Kroos komentoi: “Për momentin nuk e ndjej të trajnoj në futbollin profesionist, por do të hapë një akademi futbolli për të rinjtë në Madrid”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit