Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën: Është e njëjtë për të dyja ekipet

- Advertisement -

Pas kritikave të Ralf Rangnickut për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë versionin e tij në konferencën për media para ndeshjes me Austrinë.

Foda ka pranuar se fusha nuk është në gjendjen më të mirë, por ka theksuar se kjo nuk përbën avantazh apo disavantazh për asnjërën prej skuadrave, pasi të dyja do të luajnë në të njëjtin terren.

“Fusha nuk është në gjendje shumë të mirë, për shkak se gjatë verës shumë ekipe kanë luajtur këtu. Ne e dimë që kjo gjendje e fushës vlen për të dyja ekipet. E kuptoj kritikën e Rangnickut”, ka deklaruar Foda.

Në këtë mënyrë, trajneri i Kosovës i është përgjigjur kritikave të homologut austriak, duke e zhvendosur fokusin te ajo që do të ndodhë në fushë, aty ku Kosova dhe Austria do të përballen për pikët e radhës.

Të ngjashme

Të fundit