21.1 C
New York
Thursday, September 3, 2026

Buy now

Kriza politike drejt zgjedhjeve (Video)

- Advertisement -

Zgjedhja e presidentit të ri po përballet me një pengesë të re pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut. Pa mbështetjen e tyre, Vetëvendosje dhe partnerët e saj nuk i kanë votat e nevojshme për ta kaluar procesin në Kuvend. Përplasjet politike dhe refuzimi i PDK-së e AAK-së për të marrë pjesë në takimet për presidentin po shtojnë mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Marrëveshja politike për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është vënë në një provë të vështirë, duke lëkundur jo vetëm muret e Lidhjes Demokratike, por edhe stabilitetin institucional të vendit. Gjashtë deputetë të këtij subjekti kanë dalë hapur kundër propozimit për Bekim Sejdiun, duke ndryshuar të gjitha matematikat e numrave në Kuvend.

Vetëvendosje, e cila ka 53 deputetë në Kuvend, bashkë me pakicat, i duhen edhe votat e 18 deputetëve të Lidhjes Demokratike për ta zgjedhur presidentin. Me vetëm 12 vota të siguruara nga kjo parti, dështon zgjedhja e presidentit. Me gjithë kundërshtimet brenda LDK-së, Albin Kurti u shpreh se marrëveshja për presidentin qëndron.

“Nuk kanë dalë gjashtë deputetë të LDK-së kundër meje. Se fundja, çfarë mendojnë për mua, mbase e kemi marrë me mend edhe më herët, mirëpo ata dolën kundër vendimit të kryesisë së LDK-së”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, Abdixhiku dënoi qëndrimet ndryshe të 6 deputetëve të LDK-së, duke thënë se refuzimi i tyre përcakton fatin e Kosovës – zgjedhjet e reja.

Madje, ai shkoi edhe më larg, duke thënë se këta 6 deputetë mbase do të duhej ta dorëzonin mandatin e fituar në parlament.

Njohësit e rrethanave politike paralajmërojnë se ky bllokim votash po e rrezikon seriozisht dërgimin e Kosovës drejt një krize të re politike, duke akuzuar politikanët se po i vënë interesat e tyre partiake e grupore para interesave shtetërore.

“Para interesave shtetërore po i vënë interesat klanore, grupore, partiake. Kjo është një pengesë serioze në shkuarjen tutje për ta funksionalizuar shtetin. Kontestimi i gjashtes është problem që ka pasur kryetari i LDK-së edhe më herët dhe kjo tani po reflektohet. Nuk e di se çfarë epilogu do të ketë kjo dramë”, tha Fadil Maloku, profesor, njohës i politikës.

Bazuar në qëndrimet e partive politike, sipas Malokut, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nuk shoh zgjidhje tjera për shkak se kemi barakadimin e Aleancës dhe PDK-së”, shtoi ai.

Partia Demokratike dhe Aleanca edhe sot kanë vazhduar aksionin para Qeverisë me kërkesën për konstituim të parlamentit. Megjithatë, këto dy parti politike po refuzojnë të bëhen pjesë e takimeve për çështjen e presidentit, e cila i hap rrugë formimit të institucioneve.

 

Të ngjashme

Të fundit