Nga Besa Ismaili
Kujtesa e rezistencës për liri dhe shtet është pergament në vetëdijen shqiptare, pastaj në arkivat e Uashingtonit, NATO-s dhe disa vendeve të tjera perëndimore. Për të keqen, të ndyrën dhe të rrejshmen janë mbushur arkivat në Beograd, në Moskë dhe gjetiu.” – foli presidenti Hashim Thaçi.
Ky citat i Hashim Thaçit i djeg shumë njerëz, sepse ua heq maskën. Sot disa “politikanë” e “gazetarë analistë” flasin më shumë me gjuhën e Beogradit sesa me gjuhën e sakrificës së këtij populli. Sulmojnë Hashimin, UÇK-në, baltosin luftën çlirimtare dhe mundohen ta paraqesin rezistencën shqiptare si faj historik, vetëm për pak pushtet, klikime apo favore politike.
Historia e Kosovës është shkruar me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe me mbështetjen e botës demokratike që ndali gjenocidin serb.
Le ta dinë të gjithë: historia e Kosovës nuk shkruhet në studiot e propagandës dhe as në dosjet e Serbisë. Historia e Kosovës është shkruar me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe me mbështetjen e botës demokratike që ndali gjenocidin serb.
Kush sot e sulmon verbërisht liderët e luftës dhe paqes, UÇK-në dhe pasuesit e tyre duhet ta pyesin veten: në cilat arkiva po mbështeten: në ato të Uashingtonit apo në ato të Beogradit? Nga cilat arkiva po frymëzohen: në ato të Washingtonit apo të Beogradit.






