5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Kritikoi qeverinë, BBC pezullon Gary Lineker

- Advertisement -

Nuk ka asnjë fluks të madh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë mizore e pamatë, ndaj njerëzve më të cënuar në një gjuhë që nuk është e ndryshme me atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30.”

Gary Lineker komentoi kështu ligjin e ri të imigracionit të qeveria britanike. Por pas këtij reagimi në tëitter, ish futbollisti, tashmë drejtues i një programi sportiv u pezullua nga detyra nga BBC.

Program Match Of The Day, i drejtuar nga Lineker nuk do të ketë më as të ftuarit të tij Alan Shearer dhe Ian Right, të cilët dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. BBC reagoi se do të ulet në bisedime me Lineker për të dakordësuar qasjen e tij në rrjetet sociale.

Kjo ngjarje ka marrë jehonë të gjerë në të gjithë Europën. Indinjata ka përfshirë edhe vetë futbollistët e Premiere League, të cilët gjatë këtij emisioni ishin të pranishëm me deklaratat e tyre pas ndeshjeve.

Lajmi i fundit në mediat britanike është se edhe vetë lojtarët do të bojkotojnë këtë program televiziv të BBC, në shenjë solidariteti me Lineker. Shoqata e futbollistëve profesionistë e ka mbështetur vendimin e tyre edhe pse të gjithë klubet kanë detyrimin të ofrojnë lojtarë dhe trajnerë për t’u intervistuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit