Kritikat ndaj Abdixhikut, Guri-Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete, kryetari të radhiti lart në listë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i ka reaguar deputetes tjetër të kësaj partie, Janina Ymerit, pas kritikave që kjo e fundit i ka adresuar ndaj të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Guri, e ka vlerësuar këtë si ‘’ironi’’, duke shtruar pyetjen se kush ia ka hapur derën Ymerit për t’u bërë deputete.

‘‘Po e tregoj një episod personal. Para zgjedhjeve të dhjetorit, si deputet i legjislaturës së 9-të, i kërkova kryetarit Abdixhiku që të më radhiste në njëzetshen e parë të listës së LDK-së. Përgjigjja e tij ishte: “Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20.” Dhe nuk mundem tre nga i njejti qytet të jenë në 20she. Unë isha deputet i zgjedhur. Ndër deputët më të sulmuar e të linquar nga pushteti, ndërkohë Janina vinte nga dega e Ferizajt me 123 vota. Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është’’, ka shkruar Guri mes tjerash.

Postimi:

Sot një deputete e LDK-së e akuzoi kryetarin e LDK-së për “mafi energjetike” në një postim të saj.

Ironia është se, nëse do ta ndiqnim logjikën e kësaj akuze, ajo vetë duhet ta shpjegojë një fakt shumë të thjeshtë: kush ia hapi derën për t’u bërë deputete, dhe cila është kauza për të cilën u nominua. Po pra pikërisht se e kishte kauzën e mafisë energjetike. Përtej palogjikshmërisë së një akuze të tille ndaj kryetarit të cilit para disa muajve deklaronte se “i besoj liderit tim”, cila është logjika që nje person i cili qenka pjesë e mafisë, të bëj çmos që ti të zgjidheshe deputete.

Po e tregoj një episod personal.

Para zgjedhjeve të dhjetorit, si deputet i legjislaturës së 9-të, i kërkova kryetarit Abdixhiku që të më radhiste në njëzetshen e parë të listës së LDK-së.

Përgjigjja e tij ishte: “Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20.” Dhe nuk mundem tre nga i njejti qytet të jenë në 20she.

Unë isha deputet i zgjedhur. Ndër deputët më të sulmuar e të linquar nga pushteti, ndërkohë Janina vinte nga dega e Ferizajt me 123 vota.

Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është.

Prandaj, kur sot dëgjoj akuza për “mafi energjetike”, më lind një pyetje shumë e thjeshtë: Nëse Lumir Abdixhiku qenka pjesë e “mafias energjetike”, atëherë pse pikërisht ai zgjodhi, promovoi dhe i hapi rrugën politike një prej njerëzve që sot e akuzon për të. Madje këtë e ka thënë edhe deputetja para 3 muajve.

Mospajtimi politik është normal. Kritika është e drejtë.

Por mirënjohja nuk duhet të zgjasë vetëm deri në momentin kur ambicia personale bëhet më e madhe se kujtesa.

Sepse njerëzit mund të harrojnë shumëçka.

Por faktet kanë një ves të keq: mbesin.

Të ngjashme

Të fundit