Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku pas fitores së saj ndaj një boksiereje ruse që përfaqëson Serbinë.
Rama ka vlerësuar suksesin e Sadikut, duke theksuar se ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në majën më të lartë.
“Krenari. Forcë. Kosovë! Urime Donjeta! Medalja e artë ka emër: KOSOVË!”, ka shkruar Rama.
Suksesin e Sadikut ai e ka shoqëruar edhe me flamurin e Kosovës dhe një zemër në ngjyrat kuqezi.http://Linku





