18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Krasniqi takohet me Varhelyin: Perspektiva evropiane e Kosovës duhet të jetë e qartë dhe e prekshme

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi ka shkruar se për PDK-në anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara, transmeton lajmi.net.

“Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit