15.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Krasniqi: S’ka vend në Kosovë për asociacion njëetnik

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në emisionin FIVE në Dukagjin, ka folur në lidhje me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai e vlerëson këtë si kërcënim për frymën multietnike të vendit.

Krasniqi theksoi se nuk ka vend në Kosovë për institucione një etnike, pasi këto do të cenojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe të Kushtetutës së Kosovës.

“Unë besoj fuqishëm që në RKS nuk ka vend dhe nuk kontribuojnë në frymë e Kushtetueses dhe të Kosovës shumë etnike, institucionet njëetnike. Për atë nuk mund të besoj në funksionimin në emër të demokracisë dhe të drejtave të komuniteteve në momentin kur ato instrumentalizohen për të bllokuar proceset demokratike në vend”, ka thënë Krasniqi.

Ministri këto komente i ka bërë veç një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit