Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, deklaron se “miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve – një nevojë që askush nuk e zgjedh, por që mund t’i prekë të gjithë”, shprehet ai.
Krasniqi thotë se “nuk ka dështim më të madh për një shoqëri sesa paaftësia për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve të saj”.
“Çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa kujdesin bazë që u takon”, përfundon ai.






